E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Funerali i Greqisë" është zhvilluar në Maqedoni

VEVTSANI - Zhvillohet në Maqedoni "funerali" i Greqisë.

Në fakt kjo ishte tema e karnavaleve të zhvilluara në komunën Vevtsani, me rastin e Vitit të ri, sipas Kalendarit Julian.

Një arkivol i improvizuar (i Greqisë së “vdekur”) u dogj së bashku me flamurin grek, me të cilin ishte mbështjellë, ndërsa “vajtuesit” në këtë funeral mbanin në duar flamuj të BE, amerikanë, rusë, serbë etj.

Ngjarja është pasqyruar me shqetësim në gjithë shtypin grek. Por pasqyrim të gjerë ka gjetur gjithashtu edhe në shtypin vendas.

"Carnavale te çmendura, Vevtsani zhvillon funeralin e Greqisë para 10 000 vizitorëve," shkroi gazeta Ntnevnik, në faqen e parë të saj, ndërsa AlfaTV tha se "pjesëmarrësit në karnavalet e Vevtsanit, duke mbajtur flamurin e Maqedonisë ne duar, varrosën Greqinë, dhe lexuan shpalljen e funeralit."

Karnavalet në Vevtsani mbahen çdo vit më 13 dhe 14 janar, dhe organizatorët vënë një theks të veçantë në satirën politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›