Nënprefekti i Pukës: Dimër, jemi gati!
08/11/2011 Merren masat për përballimin e situatave emergjente në stinën e ftohtë
PUKE- Nënprefekti i rrethit të Pukës, Ferit Ringa, është optimist se këtë dimër do të përballohen me sukses të gjitha situatat që mund të paraqiten si pasojë e reshjeve të dëborës, karakteristikë për këtë zonë malore. Nënprefekti Ringa e bazon optimizmin e tij tek të dhënat që ka marrë nga të gjitha institucionet e rrethit të Pukës dhe të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, si dhe nga verifikimi në terren i punës që është bërë dhe masave paraprake që janë marrë deri tani. Sipas nënprefektit Ringa, të gjithë institucionet dhe ndërmarrjet kanë vepruar në kohë për të zbatuar planin e masave që është hartuar për t’u paraprirë situatave. Konkretisht, nënprefekti i Pukës Ringa ka vlerësuar si një punë mjaft të mirë të bërë kryesisht në drejtim të ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore, dërgimin e materialeve inerte si kripë dhe skorie në zonat e njohura si tepër problematike për bllokim të akseve rrugore, në kontrollin dhe mbajtjen në gatishmëri të mjeteve të duhura për zhbllokimin e rrugëve. Ndërkohë mbetet ende problem ndërhyrja në rrjetin elektrik që do të mundësonte furnizimin normal të të gjithë rrethit të Pukës me energji elektrike. Pavarësisht se ky problem ende nuk është zgjidhur plotësisht, nënprefekti Ringa beson se pas bisedimeve që është bërë me drejtuesit e CEZ, do të ketë një ndërhyrje të duhur në këtë rrjet. Ndër masat që janë marrë për përballimin me sukses të stinës së dimrit në rrethin e Pukës janë dhe furnizimi me dru zjarri të shkollave për të siguruar ngrohjen e nxënësve, si dhe fillimi i grumbullimit të bazës materiale ushqimore si për njerëzit dhe bagëtitë. V. Abdyli