Terry: Mos e përjashtoni Arsenalin
Kapiteni i Chelseat dhe kombëtares angleze, John Terry, beson se Arsenali edhe mё tej ёshtё konkurrent pёr tё fituar titullin e Premierligёs edhe krahas fillimit jo aq tё mirё kёtё sezon. Liverpooli dhe Chelsea kanё nёntё pikё epërsi ndaj Arsenalit, pasi tё zgjedhurit e Arsene Wenger pёsuan edhe njё humbje dёshpёruese nё Emirates Stadium, ndaj Aston Villas. Por, edhe pse shumica mendojnë se Arsenali tashmё ёshtё jashtë garës pёr titullin, Terry pret qё topçinjtë tё rikthehen nё formё. "Unё ende e llogaris Arsenalit si sfidues pёr titull, kurrë nuk duhet t'i hiqni nga opsionet ekipet e mёdha. Ende duhet tё luajmë me ta nё fushё vendore si dhe si mysafir dhe gjithçka mund tё ndodhё", ka thёnё Terry. "Duhet tё jemi tё sigurt qё tё fitojmë gjashtё pikё nga kёto dy ndeshje. Pёr momentin tё gjithё janë shumё afёr kreut. Liverpooli luan mirё, ndërsa edhe Manchesteri po ashtu"."Mё e rёndёsishme ёshtё qё tё vazhdojmë tё fitojmë dhe t'i frustrojmё ekipet qё janë prapa nesh. E kemi ndjerё kёtё nё garё me Manchesterin nё dy vitet e fundit", shton kapiteni i Bluve.