Përfitim nga fondi i Gërdecit, prishin qëllimisht shtëpitë
• Kriza pas shpërthimit të Gërdecit shfaq vështirësitë e para të menaxhimit. Inventarit të shpërthimit duket se i janë shtuar në mënyrë abuzive edhe dëme të tjera të provokuara qëllimisht nga njeriu apo nga tërmetet.
DURRES/ OERD ULQINI
“Me tragjedinë e Gërdecit dikush po përpiqet të përfitojë”. Ky është alarmi që vjen nga disa bashki dhe komuna të Qarkut të Durrësit, sipas të cilit disa shtetas për të rritur artificialisht faturën ekono-mike kanë futur në inventarin e dëmtimeve edhe mure të rrënuara më parë nga tërmetet apo pesha e viteve.
Konstatimi
Grupi i specialistëve të verifikim-vlerësimit ka evidentuar disa raste të izoluara, ku dyshohet se muret e gardheve kanë qenë të shembura më parë apo janë hedhur në tokë qëllimisht nga të zotët e shtëpive pas shpërthimit. Rastet e pakta, të cilat janë bërë edhe objekt dyshimi kanë të bëjnë kryesisht me denoncimet e vonuara të banorëve. Disa syresh pasi kanë mësuar për rikompensimin nuk kanë ngurruar të raportojnë për dëmet edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga tragjedia. Një komision i veçantë tashmë do të merret me vërtetësinë e këtyre deklarimeve, prej nga do të caktohet nëse ato do të përfitojnë nga fondi që po akordohet për të lënduarit e shpërthimit gjigant të Gërdecit. Burimet nga Qarku i Durrësit saktësojnë se raste të tilla janë shënuar në Komunën e Maminasit dhe në Bashkinë e Manzës. Për të gjitha këto raste ku dallohen hije dyshimi mbi dëmet reale të shtëpive, dosjet e rikompensimit do të rishqyrtohen me kujdes. Në agimin e datës 5 shtator të vitit 2007, në Maminas dhe Manzë u regjistrua epiqendra e një tërmeti tektonik me magnitudë gjashtë ballë rihter, i cili në të vërtetë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Tashmë është tepër e vështirë për ekspertët të vlerësojnë realisht se cilat kanë qenë dëmet e tërmetit dhe ato të shkaktuara nga shpërthimi katastrofal i Gërdecit. Ka shumë të ngjarë që të dy këta faktorë të kenë dëmtuar rëndë shtëpitë e zonës, të cilat kanë pësuar dëme të ndjeshme. Në këto zona janë ngritur shtatë grupe verifikimi për situatën, të cilat tashmë do të hetojnë edhe për deklaratat e mundshme abuzive të disa banorëve.
Pasojat e Gërdecit
Shpërthimi i Gërdecit ka sjellë dëme të pallogaritshme materiale për Qarkun e Durrësit. Për fat të mirë asnjë banor i qarkut nuk ka humbur jetën, ndërsa dëmet më të mëdha ekonomike llogariten në Komunën e Bubqit në Krujë, atë të Maminasit në Durrës dhe në Bashkinë e Manzës. “Ne për fat nuk kishim viktima në njerëz, por dëmet materiale i kemi pasur kolosale. Dua të them se 10% të krizës së Gërdecit e ka përballuar bashkia e Manzës”, tha kryetari i saj Bujar Huqi. Më i prekuri nga shpërthimi i fuqishëm ka qenë fshati Radë, ku pas matjeve të fundit topografike është vlerësuar se ka një distancë prej 980 metrash në vijë ajrore nga krateri. Eshtë hera e dytë që kjo zonë goditet nga një fatkeqësi e tillë në pak muaj, pas tërmetit të vitit të shkuar. Sipas kryebashkiakut Huqi kriza e Gërdecit ka lënë gjurmë të thella në Bashkinë e Manzës, e cila nuk duhet lënë kurrsesi në harresë.
Në Qarkun e Durrësit fshatrat më të dëmtuar nga shpërthimi janë Kamerras, Kuçok, Manzë, Rubjekë dhe Radë. Bilanci i përllogaritjeve të para është: 18 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 530 shtëpi me dëme më të lehta ku regjistrohen shembje avllish, thyerje xhamash dhe deformim vetratash. Katër shkolla 9-vjeçare ku mësojnë mbi 600 nxënës kanë pësuar dëme të rënda. Sipas kryebashkiakut të Manzës vetëm dëmet në shkolla kapin vlerën e 35 mijë dollarëve amerikanë. Por pavarësisht kësaj vështirësie riparimet në shkolla kanë nisur urgjentisht dhe mësimi ka filluar të normalizohet.
Identifikohet në morg kufoma e ish-punëtores së Gërdecit
TIRANE – Identifikohet në morgun e Tiranës një prej kufomave të gjetura në kraterin e shpërthimit në Gërdec. Ekspertët e mjekësisë ligjore dhe ata të analizave të ADN-së kanë arritur në përfundimin se kufoma që u gjet në zonën ku më parë ndodhej fabrika e demontimit në Gërdec, i përket shtetases Zelie Leti, 19 vjeçe. Sipas burimeve zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë mësohet se identifikimi i viktimës së tragjedisë së ndodhur në Gërdec është bërë me anë të analizave të ADN-së. Prej javës së kaluar trupi pa jetë i 19-vjeçares që punonte në fabrikën e vdekjes ndodhej në morgun e kryeqytetit, ku i është nënshtruar analizave dhe verifikimeve nga specialistët me qëllim identifikimin e saj. Identifikimi i viktimës në fjalë ka qenë i vështirë pasi ish-punëtorja e fabrikës ndodhej në afërsi të vendit ku ndodhën edhe shpërthimet e mëdha. Kufoma e 19-vjeçares është gjetur gjatë kërkimeve të bëra nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Tiranës në vendin ku ndodhi ngjarja. Trupi pa jetë i vajzës është gjetur në thellësi të sipërfaqes së tokës të mbetur nga shpërthimi ndërsa duket se një sasi e madhe dheu kishte rënë sipër viktimës. Ajo ishte qëlluar edhe nga një predhë e cila i kishte shkaktuar dëmtime në kokë duke i sjellë edhe vdekjen. Pas verifikimit të identitetit të saj, Mjekësia Ligjore ka lajmëruar të afërmit e viktimës ndërsa ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës edhe materialet përkatëse lidhur me këtë rast. Zelie Leti mësohet se punonte në fabrikë bashkë me të fejuarin e saj, me kunatën dhe një person tjetër pasi grupet e punonjësve ndaheshin me nga katër persona që duhej të plotësonin një normë të caktuar. Zelie Leti u shpall e zhdukur nga të afërmit e saj që në ditët e para të tragjedisë së Gërdecit. Në gërmadhat e ish-fabrikës së demontimit tashmë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurën e fundit, ish-punëtoren e çmontimit të predhave Shqipe Alhasa, e cila ende nuk është gjetur. t.s