Dritat, OSSH "denon" kolektivisht nje fshat
Banoret e fshatit Guci e Re, prej te pakten gjashte ditesh ndodhen ne erresire te plote, pasi iu eshte nderprere energjia elektrike ne menyre kolektive, nje akt ky i papranueshem, antiligjor dhe i denueshem. Sipas banoreve nje pjese e konsiderueshme, i paguajne faturat e energjise ndaj dhe ata pohojne se OSSH nuk duhet te ndermarre ndaj tyre denim kolektiv. Banoret e Gucise se Re ankohen edhe per faturat e energjise elektrike, te cilat kane ardhur ne shifra te larta. Pak jave me pare, Ministri i Energjetikes Dritan Prifti i kerkoi OSSH-se, qe t'i jape fund nderprerjes se furnizimit me energji elektrike, si nje ndeshkim kolektiv per konsumatoret.
Sakaq, ne nje kohe kur Shqiperia po regjistron superprodhim te energjise elektrike, cuditerisht mijera banore dhe biznese te kryeqytetit jane perballur me mungesen e theksuar te furnizimit me energji. Pergjegjes per ofrimin pa nderprerje te energjise elektrike, konsumatoreve fundore eshte Operatori i Sistemit te Shperndarjes, OSSH, kompani e privatizuar nga ceket e CEZ-it. Pavaresisht kontratave individuale qe kjo kompani ka me konsumatoret familjare apo bizneset, OSSH ka lene ne erresire nje pjese te mire te Tiranes kohet e fundit. Banoret e kryeqytetit shprehen se energjia ka munguar deri ne disa ore ne dite.
Sikur te mos mungonte kjo, gjithcka ndodh edhe ne erresire te plote komunikimi nga ana e OSSH-se. Nuk informohet media, nuk lajmerohen as qytetaret per arsyet dhe ajo qe eshte me e rendesishme per grafikun e nderprerjes se energjise elektrike. Interesimit te tv Klan per te mesuar rreth problemeve me furnizim me energji elektrike ne disa zona te kryeqytetit, zyra e shtypit e OSSH iu pergjigj se kishte pune me urgjente per te bere, sesa informimi i konsumatorit per mungesen e energjise elektrike.
Me shume se njehere titullare te Ministrise se Energjetikes dhe te KESH-it kane konfirmuar se furnizimi 24 ore me energji elektrike tashme eshte nje realitet i pakthyeshem, por sic shihet OSSH nuk po i ben sic duhet detyrat e shtepise per te garantuar furnizim cilesor dhe pa nderprerje me energji te konsumatoreve shqiptare.
Qytetaret: OSSH abuzoi me tarifat e energjise
Operatori i Sistemit te Shperndarjes, ka tarifuar me cmimet e reja te energjise edhe konsumin per muajin dhjetor te 2009, ndonese tarifat e reja hyne ne fuqi prej 1 janarit te ketij viti. Keto fatura te leshuara nga OSSH vertetojne ankesat e konsumatoreve, te cilet jane perballur me fatura mjaft te kripura te energjise elektrike. Perballe ketyre fakteve, qytetaret ndjehen te pafuqishem per te gjetur drejtesi. Tarifimi me cmimet e reja per konsumin e dhjetorit, nuk eshte problem i vetem qe kane qytetaret. Mjaft prej tyre mendojne se punonjes te OSSH-se kane tarifuar me shume energji nga sa ata kane harxhuar realisht. Per kete ceshtje ka reaguar edhe Zyra e Mbrojtjes se Konsumatorit duke depozituar prane Prokurorise se Tiranes nje kallezim penal, ndaj drejtuesve te OSSH per vjedhje me ane te mashtrimit. Nderkohe, Enti Rregullator i Energjise, qe duhet te mbikeqyre tregun, perballe ketyre fakteve nuk ka ende nje reagim publik.