E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndëshkohen punonjësit që kërkuan ryshfet

Korçë Nisin hetimet për dy pjesëtarë të personelit të zyrës së kartave të identitetit, pas kallëzimit të emigrantes

Nisin ndëshkimet ndaj punonjësve të zyrës së aplikimit dhe prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në Korçë. Rasti i dhunës dhe korrupsionit në zyrat e aplikimit të kartave të identitetit në Korçë ka çuar në pezullimin nga puna të dy punonjësve të kësaj zyre. Ernest Katundi dhe Jurgen Qirici janë pezulluar nga detyra pas denoncimit të bërë nga një shtetase, e cila pretendon se punonjësit i kanë kërkuar ryshfet në këmbim të pajisjes së saj me kartën e identitetit dhe në momentet e refuzimit të pagesës shtetasja është dhunuar fizikisht. Me nisjen e hetimeve ndaj dy punonjësve të zyrës së prodhimit të kartave të identitetit, ata janë hequr nga puna për të qenë në dispozicion të policisë dhe prokurorisë për ngjarjen. Nga ana e saj, Policia e Korçës ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë të dy punonjësit Ernest Katundi, 36 vjeç, dhe Jurgen Qirici, 29 vjeç. Sipas policisë, kjo e fundit ka filluar veprimet hetimore për veprën penale ‘korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’ ndaj të dy punonjësve që akuzohen nga 53-vjeçarja Ilda Tome. Kjo e fundit i është drejtuar policisë me një kallëzim, pasi ka dalë e dhunuar nga zyrat në të cilat ka pasur një përleshje, ku 53-vjeçarja kishte një plagë në kokë të shkaktuar me vizore. Ilda Toma ka thënë se do ta ndjekë këtë çështje deri në fund për faktin se krahas presionit për të paguar para në këmbim të tërheqjes së dokumentit zyrtar, punonjësit i kanë refuzuar shërbimin dhe më pas e kanë goditur në kokë. Ilda Tome pretendon se është qëlluar me vizore nga shtetasi Ernest Katundi, ndërsa në konflikt është përfshirë edhe punonjësi.

Tjetër, i cili bashkë me kolegun, sipas saj i kishin kërkuar fillimisht 20 euro dhe më pas një shumë prej 1500 lekësh për të tria kartat, të sajën, të djalit dhe të bashkëshortit. Në kallëzimin e bërë për Policinë e Korçës, Ilda Tome shpjegon se ka shkuar për të kryer tërheqjen e kartave në zyrën e aplikimit dhe nga punonjësi i është kërkuar fillimisht një shumë parash dhe më pas i është komunikuar se në rast se nuk paguan ryshfetin nuk do të pajiset me dokumentin e ri. çështja i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›