E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfiton 400 mije euro nga programi IPA i Bashkimit Evropian

Bashkia Kamez do te perfitoje 400 mije euro nga programi evropian IPA i cili do te financoje projektin e menaxhimit te qendrueshem te mbetjeve urbane. Kjo u konfirmua nga z. Giorgio Meschini ish-kryetar i Bashkise Macerata Itali i cili ne nje ceremoni te vecante mori titullin Kryetar Nderi i Bashkise Kamez zanafilla e se ciles nisi tek marreveshja e binjakezimit e arritur ne 13 mars 2010 ne Macerata te Italise midis Bashkise Kamez dhe Bashkise se Macerates e nenshkruar nga kryetaret perkates Giorgio Meschini dhe Xhelal Mziu e cila perben jo vetem nje moment kulmor per sa i perket institucionalizimit dhe ndertimit te marredhenieve bashkepunuese midis dy qeverive vendore ne shtetet fqinje Shqiperi dhe Itali por edhe nje strategji per permbushjen e standardeve integruese evropiane ne keto nivele. Ne radhe te pare kjo buron nga fakti se Bashkia Kamez dhe Bashkia e Macerates jane dy njesi vendore qe operojne ne kuadrin e dy shteteve qe aktualisht ndodhen me statuse te ndryshme ne raport me Bashkimin Evropian. Keshtu Italia perfaqeson nje shtet qe eshte pjese e strukturave te BE-se kurse Shqiperia ndodhet jashte ketyre strukturave por tashme ka aplikuar per te fituar statusin e vendit te kandidatit per ne BE. Per me teper perpara vendit tone tashme eshte parashtruar permbushja e nje sere kriteresh e detyrash qe kane te bejne jo vetem me politikat e qeverisjeve dhe institucioneve qendrore te vendit por edhe me ato te qeverisjes vendore reformat qe kerkohen te realizohen per ti paraprire procesit te miratimit te Shqiperise si kandidat dhe me andej si anetar i BE-se. Ne kete kuader marreveshjet e binjakezimit perbejne nje instrument mjaft efikas ne zhvillimet e sotme bashkepunuese qe ndihmojne e stimulojne pershpejtimin e hapave qe nevojiten per procesin e integrimit evropian vecanerisht per shtetet si Shqiperia qe synojne te jene pjese e familjes se perbashket evropiane. Kjo eshte arsyeja qe ne dokumentin e aktmarreveshjes se nenshkruar nga dy kryetaret e bashkive te Kamzes dhe Macerates te pergatitur nga ekspertet e fushes se marredhenieve bashkepunuese nderkombetare ka nota te theksuara jo thjesht ne aspektin e formalizimit te ketyre marredhenieve por te ndertimit te hapave institucionale reformues projektues ekonomike politike shoqerore kulturore arsimore etj. qe shkojne ne te njejten linje me ato kerkesa e standarde qe i ofrojne dhe i bashkojne popujt ne nje familje te perbashket solidare paqesore demokratike progresiste. Ne aktin e marreveshjes pavaresisht nga statusi niveli i zhvillimit pesha roli dhe kontributi i ndryshem qe kane qytetet qe binjakezohen ato jane vendosur ne marredhenie te barabarta dhe secili ne nje pozicion kontribuues me mjetet e mundesite qe disponon kapacitetet burimet e aftesite reale ekzistuese te sotme dhe te se ardhmes per te shprehur e realizuar ne menyre konkrete vullnetin e deshiren e komuniteteve perkatese por edhe shkembimin e arritjeve ne fushen e njohurive aplikuese e te teknologjive te perparuara bashkekohore. Natyrisht per te arritur ne kete moment deciziv per te hartuar e nenshkruar nje dokument integral bashkepunimi dhe progresi lidershipeve dhe stafit mbeshtetes te te dyja bashkive iu desh nje periudhe prej gati dy vjetesh qe mund te quhet pa medyshje periudha e sproves per besueshmerine e vleresimin e marredhenieve te ndersjella per seriozitetin e korrektesine per tiu pergjigjur ne kohe dhe me axhende konkrete kerkesave dhe ceshtjeve me interes dypalesh por edhe shumeplanesh. Sidomos ne kete linje u zhvillua nje korrespondence intensive dhe u shkembyen informacione njohese ide dhe propozime te cilat konvertuan drejt nje akti binjakezimi me dimensione dhe komponente gjitheperfshirese qe sigurojne e garantojne nje bashkepunim afatgjate dhe impakt te dukshem pozitiv per komunitetin. Te dyja palet gjithe diskutimin dhe procesin pergatitor te arritjes se aktit final te binjakezimit e orientuan me tendence themelore si te bashkepunojme qe te ecim ne permbushjen e kerkesave te Bashkimit Evropian qe mbeshtet nismat dypaleshe e shumepaleshe per projekte zhvillimi me baze lokale rajonale e me gjere. Ne kete kuader edhe per tiu pergjigjur sfidave te reja te dyja bashkite fillimisht nenshkruan marreveshjen e mirekuptimit dhe me pas ate te binjakezimit. Keto marreveshje e kane bazen juridike ne akte e konventa te ndryshme nderkombetare kombetare dhe rajonale te cilat lidhen me kujdesin ndaj komuniteteve e ne menyre specifike bazohen tek udhezimet e Bashkimit Evropian dhe te Komisariatit te Larte te Kombeve te Bashkuara. Ne menyre te vecante nepermjet ketij akordi synohet te eksperimentohej nje model nderhyrjesh integruese qe parashikojne perfshirjen e operatoreve publike e private dhe te burimeve aktive ne territorin shqiptar dhe te rajonit Marke te Italise me qender Maceraten si nje rrjet bashkepunimi me qellim promovimin e veprimtarive te zhvillimit ekonomik e mjedisor te formimit mbeshtetjes mes administratave dhe ne menyre te vecante te evidentimit per nderhyrje te zgjidhjeve te problemeve te mprehta sociale. Po keshtu parashikohet ndermarrja e nje sere nismash formimi informimi dhe sensibilizimi te cilat shtrohen si nevoje e rritjes dhe zhvillimit te realitetit shqiptar nisma te informimit dhe formimit per personelin administrativ e teknik te bashkise me qellim permiresimin e kapaciteteve te administrates lokale te planifikimit e administrimit te mire ekonomik financiar human territorial dhe per parandalimin e rreziqeve te keqperdorimit te fondeve publike te promovimit te iniciativave te zhvillimit dhe shkembimit ekonomik ndermjet bizneseve. Gjithashtu synohet perfshirja dhe berja aktive e subjekteve publike dhe private ne territorin shqiptar te cilet punojne ne fushen sociale ngritja e nje grupi studimi te perbashket nderinstitucional i cili te realizoje nje studim kerkimor e projektues per problematikat sociale dhe nevojat paresore pergatitjen dhe realizimin e moduleve per formimin dhe informimin te cilat kane per qellim te evidentojne problematika sociale pasojat e sjelljeve perjashtuese e abuzive dhe realizimin e nderhyrjeve te donacioneve eventuale humanitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›