Regjistrimi i popullsisë, peticioni firmoset nga studentët

Qyteti Studenti ka qënë ndalesa më e fundit e aleancës “Kuq e Zi” për firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.
Peticicioni është vendosur në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti ndërkohë që po vijon të firmoset nga studentët.
Përfaqësues të aleancës “Kuq e Zi” në tubimin me studentët janë shprehur se shqiptarët e duan regjistrimin e popullsisë por jo falsifikimin e saj.
Sipas përfaqësuesve të aleancës është një turp i madh shitja e kombësisë me para ndërsa theksojnë se maratona për firmosjen e peticionit do të vijojë në çdo qytet të vendit.
Ndërkohë deri më tani qytetarë të shumtë të qyteteve Vlorë, Tiranë dhe Elbasan kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.