Tirana pa vend parkimesh trafiku mbyt qytetin

Institucionet hiqet parkimi prapa Muzeut Kombetar nga sot zhvendoset te pallati i kultures
Punimet skemat e qarkullimit vazhdimisht te ndryshuara dhe se fundmi mungesa e parkimeve po zhysin kryeqytetin cdo dite e me shume ne trafik. Ne cdo rruge te Tiranes ndeshet problemi i parkimit te makinave vend e pa vend. Ne rrugica eshte akoma me problematike ku korsite me dy kalime kthehen me nje kalim ndersa edhe trotuaret po zaptohen si vend parkimi nderkohe qe projektet per ndertimin e dy parkimeve nentokesore jane harruar tashme nga Bashkia e Tiranes.
Parkimi
Qarkullimi me makine ne Tirane eshte kthyer ne nje makth. Ndonese nje mjet i domosdoshem shume prej drejtuesve shprehen se jo vetem levizja por edhe parkimi eshte bere stres. Per shkak te mungeses se vendeve te parkimit drejtuesit e automjeteve perpiqen ta gjejne vete zgjidhjen duke parkuar per dy apo per tre edhe ne vendet ku nuk lejohet. Fenomeni i zaptimit abuzivisht te hapesirave publike vazhdon akoma nga subjektet tregtare dhe baret. Duke shtuar keshtu gjithnje e me shume trafikun dhe stresin per mberritjen ne destinacion. Prej muajsh tashme drejtuesit e automjeteve po perballen me nje trafik gjithmone ne rritje dhe per te parkuar diku ne qender i bien kryq e terthor bulevardit nje nga streset e perditshme per shoferet ne rruget e kryeqytetit. Ndersa te vetmet vende te paracaktuara nga bashkia me parapagese jane gjithmone te zena dhe veshtire se mund te gjesh nje vend te lire. Madje specialistet shprehen Vendosja e parkimit me pagese e bene me te veshtire te parkosh ne rruget kryesore do te thote qe makinat do te popullojne me shume trafikun se skane ku parkojne dhe nga ana tjeter do te popullojne qoshet e rrugeve dytesore duke e veshtiresuar me shume trafikun ne rruget dytesore qe sic dihet sjell veshtiresimin e trafikut ne rruget kryesore.
Institucionet
Problem mbetet edhe parkimi i makinave per institucionet. Prej dites se djeshme bashkia ka vendosur te ndryshoje vend parkimin nga Muzeu Kombetar zhvendoset per tek pallati i kultures. Administratori i Pergjithshem ne Bashkine e Tiranes Dritan Agolli tha se ndryshimet lidhen me ecurine e punimeve per realizimin e projektit te sheshit Skenderbej qe sipas tij Jane shtrire tashme pothuajse ne te gjithe siperfaqen e sheshit. Sipas z. Agolli Bashkia e Tiranes vazhdon punen per realizimin e projektit te sheshit Skenderbej. Aktualisht edhe keto vend parkime qe jane caktuar jane provizore pjese e planit te Bashkise se Tiranes ne kuader te punimeve ne shesh. Mirepo qarkullimi ne qytet skemat e levizjes dhe parkimet do te jene pjese vazhdimisht e ndryshueshme me te cilat kryeqytetasit do te duhet te mesohen. Nderkohe qe me kohe provat e deshtuara te Bashkise se Tiranes kane vene ne dyshim studimet lidhur me levizjen e automjeteve ne raste te bllokimit te sheshit ndersa perdite e me shume ky institucion bllokon akse te reja pa paralajmerim dhe vene ndryshime te papritura.