Basketboll kombetarja shqiptare fitore ndaj Ulqinit
Kur je i etur aq sa nuk mban më, edhe një pikë ujë mbi buzë është e mjaftueshme për të të bërë të lumtur. Ndoshta ky krahasim qendron kur flasim për ekipin kombëtar të basketbollit për meshkuj i cili fitoi dy ndeshje përgatitore ndaj ekipit të Ulqinit, takime të luajtura në funksion të eleminatoreve të kampionatit europian që nisin prej datës 12 gusht.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatmir Cuka fitoi të enjten dhe të premten, përkatësisht me rezultatet 90-59 dhe 74-60, ndaj një kundërshtari që mendohej të ishte edhe më i fortë sesa ekipi kuqezi. Ulqini kishte mjaft lojtarë serbë dhe po ashtu amerikanë, ndërsa është fuqia e dytë e basketbollit të meshkujve në Malin e Zi, pas Buduçnostit të Podgoricës.
Kuqezinjtë i dominuan të dyja ndeshjet, sidomos të parën dhe, si shpesh herë, ra në sy loja shumë e mirë e lojtarit tonë kryesor, Ermal Kuqo, por në përgjithësi i gjithë ekipi ruajti një nivel të kënaqshëm.
Shqipëria do të luajë më 12 gusht në fushën e Azerbajxhanit, më 15 gusht do të presë Bjellorusinë në “Asllan Rusi”, pastaj shkon në Rumani më 18 të po këtij muaji, për t’i mbyllur eleminatoret me ndeshjen në Tiranë ndaj Suedisë më 21 gusht. Këto janë takimet e kthimit, pasi vitin e kaluar, ekipi ynë i humbi të katër përballjet me këta kundërshtarë.