Performanca e re pas Evës e Adamit dhe Nënë Terezës
26/05/2009 Odiseja dhe joshja e sirenave
Ashtu siç ndodhi me fjalën, e cila ishte e para dhe mjaftoi për të ndërtuar një univers të tërë, edhe në këtë rast një poezi shërben si lajtmotiv për të realizuar një performancë të veçantë. “Itaka grua” titullohet shfaqja më e re, që ndërthur stilimin e veshjeve, modën me letërsinë, poetikën dhe pikturën. Është spektakli i radhës që stilistja Merita Toçila propozon sonte për publikun. “Itaka grua - një lirikë poetike nga Kolec Traboini, ishte fillesa e gjithë këtij realizimi”, - nënvizon Toçila, duke shpjeguar se fjala ka qenë shoqëruese e performancave të saj që prej fillimit për të përcjellë përveç koleksioneve të reja të veshjeve edhe një mesazh artistik, herë-herë dhe duke prekur ndonjë problem shoqëror apo duke përkujtuar ndonjë figurë të madhe. Çdo herë një poezi ndryshe dhe një poet që vjen me fjalën e tij. Duke qenë në fillim të sezonit të ri veror, kur të gjithë emigrantët shqiptarë, por edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë apo diasporës kanë si pikë referimi atdheun, kthimin për pushime këtu, çmalljen me të afërmit dhe vendin e tyre, edhe motivi i shfaqjes përputhet me gjithë këtë. Kësaj here thërrasim për ndihmë mitin e lashtë të ikjes së njeriut dhe të rikthimit përsëri në atdhe. “Atdheu mund të jetë edhe një copë gur, ashtu siç mund të jetë familja, nëna, fëmija e gruaja. Ishte një impuls i fortë për të realizuar një performancë krejt të re dhe të pahasur sa i takon fushës së modës në vendin tonë.” Kështu, në këtë prezantim sillet Odiseu, ky ikanak i përhershëm në kërkim të Itakës së tij, përmes ëndrrash dhe tundimesh, sirenash dhe betejash, me kuaj troje, me zgjuarsi, që vlen po kaq sa edhe guximi për të qenë trima në çdo sfidë. Pikërisht çasti i kthimit të Odisesë në Itakë dhe përballja me tundimet e Sirenave, të cilat duan ta joshin për të mos e lënë të shkojë pranë gruas së tij, atdheut, është edhe çasti kyç mbi të cilin bazohet performanca, e pasuruar dhe përshtatur me elemente të tjera.
Ka vetëm një Odise dhe Itakë. Të tjerët (modelet) janë circet, sirenat, por të kohës së sotme, natyrisht duke prezantuar në këtë mënyrë koleksionin e ri pranverë-verë, ku mbizotëron qëndisja dhe përdorimi i aksesorëve të shumtë në pëlhura, me ngjyra të forta vere për të mos iu larguar shkëlqimit të Sirenave dhe funksionit të tyre. Përveç këtyre disa prej veshjeve janë realizuar duke përdorur një teknikë krejtësisht individuale, duke realizuar një pëlhurë unike me konfiguracione të ndryshme, gati si një realizim në telajo...
Odiseja kësaj radhe “vjen” nga Kosova dhe Itaka është një imazh që nuk ka të bëjë me Penelopën, siç ndoshta mund të prisnit. Pikërisht mesazhi i tij i madh është dhe surpriza e kësaj performance. Një imazh që plotëson imazhet e tjera të përdorura në sfilatat e mëparshme.
Me regjisor Erion Becin, skenografia i është besuar piktorit Zaim Elezi, ndërsa lirika Kolec Traboinit. Zëri dhe formulimi muzikor, si dy elemente të tjera, janë të lidhur përkatësisht me emrat e Vasian Lamit dhe Dritan Lumshit.