Financat dhe Drejtësia në përfundim të verifikimeve
26/05/2009 Të dënuarit politikë pritet të marrin dëmshpërblimin sipas hapave të përcaktuara
Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë janë duke realizuar verifikimin përfundimtar të të dhënave për ish-të dënuarit politikë që do të përfshihen në procesin e dëmshpërblimit. Burimet kanë bërë të ditur se veç 300 ish të dënuarve që e kanë konfirmuar masën e përfitimit në proces janë dhe rreth 1100 të përndjekur të tjerë, për të cilët ka nisur procesi i verifikimit të të dhënave. Ndërkohë për 3 mijë emrat e tjerë, të cilët janë duke u shqyrtuar në Ministrinë e Drejtësisë është duke përfunduar procesi i miratimit të dosjeve dhe kalimi për miratim në qeveri.
Verifikimi
Sipas të dhënave Ministria e Financave është duke verifikuar nëse një individ i kualifikuar si përfitues është dëmshpërblyer më parë apo jo nga skema. Kështu edhe pse të dhënat janë verifikuar më parë, Ministria e Financave është duke rillogaritur shumat që mund të kenë përfituar këta të dënuar më parë. Në këtë verifikim përfshihen banesat e dhëna për ish-të dënuarit politikë, përfitimet në letra me vlerë, të cilat janë përdorur në privatizime, dëmshpërblimi në të holla apo dhe përfitime të tjera, të cilat kanë pasur një kosto financiare. Pikërisht llogaritja e këtyre të dhënave si dhe koordinimi me institucionet e tjera ka sjellë dhe vonesën në dhënien e vendimit përfundimtar për të dënuarit politikë.
Lista e radhës
Në Ministrinë e Drejtësisë tashmë ka përfunduar verifikimi i dosjeve për 3 mijë përfituesit, të cilët janë në pritje për të marrë vendimin e qeverisë. Gjithsesi duket se sërish mbetet vonesë për rillogaritjen e përfitimeve të mundshme që ka sjellë dhe shtyrjen e afateve. Ndërsa ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë dhe ata të financave kanë theksuar se procedurat e ndarjes së lekëve pritet të realizohen brenda këtij viti. Ndërsa dhe fondet përkatëse për këtë vit duket se janë të parashikuara në buxhetin e shtetit. Shumë shpejt do të ngrihet edhe një sektor i posaçëm që do të ndjekë këtë procedurë këtë vit dhe në vazhdim. Sipas burimeve, radha dhe ekzaktësia në depozitimin e dokumentacionit janë kriteret dhe njëkohësisht çelësi për shpejtimin e ekzekutimit të pagesave.
Listat
Burimet nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur se në publikimin e listave të të dënuarve politikë që do të dëmshpërblehen nuk do të paraqitet shuma që do të merret. Kjo si për të ruajtur konfidencialitetit, por dhe për të shmangur vjedhjen e këtyre personave.
Dokumentet
Mësohet se në Ministrinë e Drejtësisë ka nisur shqyrtimi i dosjeve të prapambetura si dhe pranimi i kërkesave të reja për dëmshpërblim. Këtë herë është shtrirë më tej rrjeti i trashëgimtarëve të të dënuarit politik që do të dëmshpërblehet për vitet e burgut.