Elbasan, goditet grupi kriminal, 9 në pranga

Grupi kriminal kishte tendencë vjedhjet e ndryshme kryesisht në Elbasan dhe në Belësh.
Kështu, me urdhër të Prokurorisë së Rrethit, janë arrestuar shtetasit M.P, 17-vjeç, , Ardit Hysa, 18-vjeç, E.P, 17-vjeç, K.F, 17-vjeç, Klodian Farka, 22- vjeç, Mairo Pepa, 24 -vjeç, P.P, 17-vjeç, Tomi Hysa, 18- vjeç, të gjithë banues në Belsh.
Gjithashtu, u arrestua edhe Avni Kasa, 35-vjeç, banues në fshatin Bicellej, Komuna Funar Elbasan (i dënuar më pare për vjedhje). Ndalimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në periudhën 2008 – 2011, kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Ata kanë vjedhur dyqane të ndryshme dhe magazina në zonën e Belshit, ku deri më tani policia ka regjistruar tetë vjedhje të ndryshme. Nga Komisariati i Policisë Elbasan vazhdon puna për dokumentimin e plote ligjor te aktivitetit te kryer nga ky grup kriminal. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vjedhje, shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë. /Start/
2012-01-13 12:11