Marrëveshja, Shqipëria përfaqëson Kosovën ku nuk ka konsullatë
TIRANË-Në atë shtet ku Kosova nuk ka konsullatë, përfaqësimin diplomatik do ja mbulojë Shqipëria dhe anasjelltas. Kjo është marrëveshja më e re e dy vendeve, ‘Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përfaqësimin konsullor’.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se Marrëveshja u nënshkrua sot nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.
Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e përfaqësimit konsullor synon të intesifikojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në mbrojtje të interesave të shtetasve të tyre.
Sic citon njoftimi për shtyp, bashkëpunimi do të shtrihet në ato vende ku njëra prej palëve nuk ka përfaqësi konsullore, përfaqësia e palës tjetër do të marrë përsipër përfaqësimin konsullor.
“Ky parim i përfaqësimit reciprok mbështetet në praktikën e së drejtës ndërkombëtare të pasqyruar në nenin 8 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet konsullore”.
I njëjti burim bën me dije se ky përfaqësim do të ketë si objektiv mbrojtjen e interesave të shtetasve dhe ofrimin e shërbimeve konsullore në përputhje me legjislacionet e të dy vendeve.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi palët të njoftojnë për plotësimin e procedurave të tyre të brendshme ligjore.
Lidhje te tjera Aksioni i Vetëvendosjes, Haxhinasto-Hoxhaj: Jo veprimeve ekstremiste Berisha-Hoxhaj: E ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës, BE