Policia e Shtetit feston 99 vjetorin e krijimit të saj
TIRANË- 99 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit e ka gjetur këtë strukturë me një uniforme të re për të gjithë sektorët dhe gradat e punonjësve të policise.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vlerësoi sot, në 99 vjetorin e krijimit të kësaj strukture, arritjet e Policisë Shqiptare gjatë viteve të fundit, mes të cilave reformat e ndërmarra për përqasjen e legjislacionit me standardet evropiane.
I pranishëm në cermonine festive Kryeministri Berisha vlerësoi rolin dhe angazhimin e punonjësve të policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, akordoi medalje për 6 punonjës të Policisë, me motivacionin "për merita të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimin e rendit e të qetësisë publike, si dhe për akte heroike duke vënë në rrezik jetën e tyre për shpëtimin e jetës së qytetarëve".
Çertifikata lavdërimi u shpërndanë edhe nga kreu i Policisë, Burgaj, për 13 punonjës të Policisë të niveleve të ndryshme, të shquar për profesionalizëm, përkushtim dhe devotshmëri në përmbushjen e detyrave.
Ceremonia festive është pasuar nga një ekspozitë e veçantë e çelur me këtë rast në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, ku janë ekspozuar armë të ndryshme, si dhe foto të fiksuara gjatë veprimtarive të shumta të organizuara nga strukturat e Policisë së Shtetit ndër vite.
(el.me/BalkanWeb)