Burg pa afat për pesë zyrtarët e AKKP-së

Kjo është masa e marrë sot nga Gjykata e Tiranës. Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua mesditën e së mërkurës që lamë pas.
Ata akuzohen se në shkelje me ligjin favorizonin persona të caktuar për marrjen e pronave që nuk u takonin. Zyrtarët i ulnin vlerën tokës në bregdet duke e shitur si tokë bujqësore.
Gjykata la në burg shtetasit:
1. Bledar Josif Dervishaj, 35-vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
2. Ali Rustem Aliaj, 50-vjeç, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
3. Dhimiter Foto Papa, 49-vjeç, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,
4. Merita Shaqir Gjinali, 49-vjeç, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Të cilët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrë”e kryer në bashëpunim".
5. Niazi Hysni Ademi, 48-vjeç, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë”. /Start/
2012-01-13 13:14