Berisha-Hoxhaj: E ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës, BE
TIRANË- Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj u prit sot nga kryeministri Sali Berisha. Dy zyrtarët e lartë vlerësuan se festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë përbëjnë një moment të rëndësishëm për tu ndalur dhe nderuar historinë, sakrificat dhe përpjekjet e kombit për liri, pavarësi e dinjitet.
Nga ana e tij Hoxhaj shprehu mirënjohjen e qeverisë së Kosovës dhe të gjithë popullit kosovar për mbështetjen dhe ndihmën Kryeministri dhe qeveria shqiptare e Shqipëria i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kësaj periudhe, në veçanti për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, ashtu edhe për konsolidimin e rolit të merituar të Kosovës në bashkëpunimin rajonal e më gjerë.
Në takim u pohua vendosmëria e të dy qeverive për të eliminuar çdo pengesë burokratike, në mënyrë që midis qytetarëve të të dy vendeve t’u mundësohet intensifikimi më i lartë i lidhjeve e shkëmbimeve ekonomike. Në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Ndërkaq, ministri Hoxhaj po zhvillon një takim në selinë e Partisë Socialiste, ku u prit nga kreu i kësaj force politike, Edi Rama, ndërsa në axhendë është parashikuar edhe një takim me presidentin Republikës, Bamir Topi.
(el.me/news24/BalkanWeb)