Përfshihet nga flakët një dhomë pushimi në Lezhë

Një njësi akomoduese është përfshirë nga flakët e zjarrit në fshatin Kallmet të Lezhës, e cila shërbente si dhomë pushimi ndërsa ishte e ndertuar kryesisht me pjesë druri.
Pavarësisht mbërritjes së forcave zjarrfikëse zjarri u përhap me shpejtësi si pasoje e erës së fortë duke djegur plotësisht njësinë akomoduese.
Sipas burimeve nga zjarri i rënë dëmet janë të madha, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.