Perfundimi i mandatit Berisha takim me Mcllwham
Arritjet e rëndësishme në një sërë fushash bashkëpunimi të frytshëm midis vendit tonë dhe Britanisë së Madhe ishin temë e diskutimeve në takimin që kryeministri Berisha zhvilloi me ambasadoren Mcllwham. Kështu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Tiranë, kreu i qeverisë priti sot në një takim ambasadoren e Britanisë së Madhe, znj. Fiona Mcllwham. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadoren britanike për të gjitha përpjekjet që ajo ka bërë gjatë kësaj periudhe, për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, të cilat kanë njohur një intensitet rritjeje të lartë gjatë kësaj periudhe.
Ambasadorja Fjona Mcllwham, e falënderoi Kryeministrin Berisha, edhe në emër të qeverisë së Britanisë së Madhe, për bashkëpunimin shumë të ngushtë dhe shumë të mirë që qeveria shqiptare i ka ofruar Ambasadës britanike gjatë gjithë kësaj periudhe, shfrytëzoi rastin për t’i uruar Kryeministrit Berisha suksese të mëtejshme, në veçanti, për sa i përket projektit madhor kombëtar të integrimit në Bashkimin Evropian.
“I uroj Shqipërisë suksese të reja në rrugën e integrimit evropian dhe marrjen sa më shpejtë të statusit të kandidatit, si akti kurorëzues i përpjekjeve që janë bërë gjatë gjithë kësaj periudhe”, u shpreh ambasadorja, Fjona Mcllwham. Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Ambasadores Fjona McIlwham, ku merrnin pjesë edhe shumë ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.