Vihen 18 ashensore ne QSUT

Mungesa e ashensorëve apo dalja e tyre jashtë funksionit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” është risjellë me dhjetra herë në vëmendje nga televizioni Klan nëpërmjet kronikave televizive. Por tashmë ky është një problem i së kaluarës, pasi në të gjitha shërbimet janë vendosur 18 ashensorë të rinj, duke i dhënë fund femonemit të transportit të barelave në krah nga të afërmit e pacientëve sa në një kat në tjetrin. Krahas zëvendësimit të ashensorëve të vjetër me të rinj, Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar edhe instalimin e ashensorëve në pavionet ku nuk ekzistonin më parë. Sipas përllogaritjeve të bëra rezulton se këta ashensorë përballojnë mesatarisht një fluks prej 300 personash në orë për ashensor në një periudhë pune intensive prej 18 orësh.