E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazpromi rus interes per investime ne Shqiperi

Përveç projektit të gazsjellësit Transadriatik Pipeline që do të kalojë në vendin tonë, gjigandi rus gazprom rrit interesat e saj për të investuar në Shqipëri.
Koorporata ruse, Gazprom Neft e kontrolluar nga shteti, bën të ditur se një nga degët e saj ka në plan të rrisë interesat e saj të biznesit në Shqipëri dhe Greqi dhe të analizojë fillimin e operimit në Angolë. Revista e korporatës së Gazprom Neft ka shkruajtur se dega e saj në Serbi, Industria e Naftës e Serbisë (NIS) – do të udhëheqë planet e zgjerimit.
NIS ka thënë se “do të zhvillojë biznesin në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, meqë kjo do të ishte një detyrë e paarritshme po që se do të ndërmerrej vetëm nga NIS”. Aleksei Oveckin, drejtori ekzekutiv I NIS (INDUSTRIA E NAFTES SE SERBISE” sqaron projektin e ri të publikuar në revistën e Gazprom neft.
“Qëllimi ynë është të nxisim prodhimin vjetor dhe jo vetëm në Serbi por dhe në Angole, ku do të operojmë në kuadrin e disa marrëveshjeve. Në mënyrë që të ruajmë potencialin tonë të burimeve, ne kemi nevojë për të investuar në eksplorim si në Serbi dhe shtetet e saj fqinje, në cilat ne kemi qenë të përfshirë për disa kohë”, thotë Oveckin në një intrevistë të publikuar në Gazprom neft. “Që prej 2020 ne duam te pakten 50% e totalit te prodhimit tone te dale nga projektet ne shtetet fqinje”, shton ai.
Perspektivat tona të zhvillimit thotë Oveckin mbeten vendet në rajon, siç është partneri ynë Neftegazlcnor në Bosnje Hercegovina. Po ashtu një partner i dytë është në Hungari, ku kemi nënshkruar marrëveshje me kompaninë Rag Hungari. “Fokusi ynë i trete është Rumania, kemi nënshkruar marrëveshje me East Ëest Petroleum of Canada”.
NIS do të shtrijë interesin edhe në Greqi. “Jemi në bisedime me Hellenik Petroplium” thotë Oveckin. Oveckin thotë ne kontekstin e operacioneve ndërkombëtare, interesi ynë nuk është i limituar edhe në formatin JV. Ne kërkojmë mundësi për të blerë asete prodhuese në rajon. Pikërisht tani ne jemi duke kërkuar për të blerë një në Shqipëri se bashku me Gazprom neft.
Drejtori ekzekutiv i NIS thotë se rajoni mbetet një burim mjaft i mirë i inesvtimeve dhe Shqipëria është pjesë e këtij projekti të madh ku përfshihet dhe Gazprom neft.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›