E Enjte, 5 Nëntor 2026

DPSHTRR çel dy sportele në Tepelenë e Përmet

Pergjatë këtij viti për herë të parë në qytetin e Tepelenës dhe Përmetit drejtoria e Drejtoria e shërbimit të Tranportit rrugor do të çelë dy sportelele të reja të cilat do tu vijnë në ndihmë komunitetit të zonave të sipërpërmendura për plotësimin  e dokumentacioneve. Sipas drejtorit  të këtij insitucioni  Ardian Muçelli  ky vendim është marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës   e cila synon të lehtësojë kohën dhe njëherazi edhe shpenzimet qe ju duhet të bëjnë  drejtuesit  e  dy qyteteve të cilët më parë për cdo shërbim udhëtonin drejt Gjirokastrës.

  • Prej vitesh përdoruesit e rrugës të dy qyteteve Tepelenë e Përmet kanë ngritur shqetësimin lidhur me distancën nga Gjirokastra për të marrë shërbimet në këtë inistucion. Një vendim I marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës  tashmë ka mundësuar hapjen e dy sporteleve në këto qytete . Konkretisht aty do të ofrohen 21 mijë shërbime për rrethin e Përmetit dhe 32 mijë shërbime për atë të Tepelenës .Këto shërbime parashikohen përgjatë gjithë vitit 2020 .Me çeljen e këtyre sporteleve për komunitetin e Përmetit shkurtohet levizja prej 125 km dhe 60 km Tepelenë  që ju duhet të bënin drejt  Drejtorisë rajonale të Shërbimit rrugor Gjirokastër  për të përfituar shërbimet .  

Aktualisht në drejtorinë rajonale të Shërbimit të Transportit  Rrugor ka nisur rikonstruksioni I ambjenteve të reja , të cilat do të ofrojnë për qytetarët kushte bashkëkohore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›