E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo, rritje page dhe dhuratë. Masimo Morati blindon teknikun

Interi Presidenti zikaltër, “OK” blerjes së një ylli në merkato

Interesimi i Realit të Madridit për Zhoze Murinjon dhe pakënaqësitë që trajneri ka për futbollin italian, mund ta shtyjnë portugezin që të largohet nga Interi. Megjithatë, Masimo Morati po përgatit kundërlëvizjet që të shmangë “divorcin” nga tekniku që i ka shndërruar milanezët në një superfuqi në Serinë A dhe në Europë: rritje rroge (e shoqëruar me zgjatje të kontratës) dhe blerjen e një ylli të nivelit ndërkombëtar, i cili do të zgjidhet nga vetë Murinjo. Afrimi i një lojtari të madh, e ndoshta ndonjë lëvizje mes futbollistëve rezervë, do të mjaftonte për të përforcuar Interin, pa prishur ekuilibrat e krijuar gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm. Por, tema më e rëndësishme, që luzitani të mos përfillë sirenat nga “Santiago Bernabeu”, natyrisht që mbeten paratë. Kontrata e Murinjos do të zgjatet nga viti 2012 deri më 2013, ndërsa rroga neto që ai do të përfitojë në sezon do të kapë shifrën 12 milionë euro, një rekord që duket i pakapshëm për çdo trajner tjetër në botë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›