Bajern Mynih feston titullin e 22-të
Bundesliga
Bajerni i Mynihut ka festuar zyrtarisht titullin e 22-të kampion në Gjermani, falë fitores 3-1 në fushën e Hertës së Berlinit, që i kishte dhënë lamtumirën e parakohshme Bundesligës. Një gol i Oliç dhe dy rrjeta të Roben i kanë dhënë tri pikët bavarezëve të drejtuar Van Gal. Bajerni do të kishte triumfuar gjithsesi, edhe sepse Shalke nuk mori më tepër se barazimi pa gola në fushën e Maincit. Verdiktet e tjera në kampionatin gjerman janë: Verder Bremeni siguron vendin në Champions; Leverkuseni, Shtutgarti e Borusia e Dortmundit luajnë në Europa League; Hanoveri qëndron në elitë, ndërsa Nyrnbergu bie një kategori më poshtë.
#