E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon Loti 2 i segmentit rrugor Elbasan-Papër

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Në segmentin rrugor Elbasan–Papër, pjesë e projektit infrastrukturor Elbasan–Rrogozhinë dhe e Korridorit VIII, ka përfunduar Loti i 2-të.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks rrugor, i plotësuar me sinjalistikë, asfaltim dhe mure mbajtëse.

Ky segment rrugor fillon në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik, lidhet me bajpasin e Elbasanit dhe përfundon në km 3,5.

Përfundimi i kësaj vepre lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe shkurton kohën e udhëtimit duke sjellë një sërë përfitimesh të rëndësishme për zonën përreth.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›