Përfundon afati për mbylljen e Guantanamos
Presidenti Barak Obama po i afrohet afatit që përcaktoi për mbylljen e burgut në Guantanamo. Të mërkurën, grupi i punës për Guatanamon i bëri rekomandimet përfundimtare për 198 të burgosurit e mbetur që presin transferim, gjykim apo burg të mëtejshëm.
Prokurori i përgjithshëm Erik Holder ka rishqyrtuar pjesën më të madhe të rekomandimeve dhe ka vendosur që të burgosurit më të rrezikshëm si ai i vetëshpalluri orkestrues i sulmeve të 11 shtatorit, 2001, Kalid Sheik Muhamed, dhe katër të tjerë, të gjykohen në Nju Jork.
Ndërkohë, Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv për mbylljen e burgut ushtarak brenda një viti.
Afati i përcaktuar përfundon të premten, dhe Obama nuk do të arrijë ta realizojë atë ndërkohë që ai nuk ka vendosur një afat të ri.