E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Yushchenko pranon humbjen

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, theksoi se e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, por theksoi se ai do të mbetet i angazhuar në politikë, në momentin kur kandidatët tjerë kanë filluar përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Yushchenko, i cili ka kryesuar revolucionin e portokalltë në vitin 2004, fitoi vetëm 5.45 për qind të votave, në rrethin e parë, i cili u zhvillua të dielën e kaluar, për shkak të dëshpërimit të popullatës me presidencën e tij.

Megjithatë, Yushchenko theksoi se zgjedhjet e lira, të cilat janë lavdëruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, janë dëshmi për fitoren e revolucionit të portokalltë.

“Si president, unë e pranoj vullnetin e popullit në zgjedhjet e 17 janarit. Gjëja më e rëndësishme është se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike. Por rrethanat kombëtare dhe shtetërore nuk ma japin të drejtën morale që të largohem nga politika”, tha Yushchenko në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve.

Në mesin e 18 kandidatëve që morën garuan në zgjedhje, Yushchenko u rreshtua në vendin e pestë, ndërsa në dy vendet u para u rreshtuan rivalët e tij, Viktor Yanukovic dhe kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, të cilët do të përballen në rrethin e dytë, që zhvillohet më 7 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›