E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon diskutimi per buxhetin 2009

Pas nje seance maratone prej me shume se 9 oresh ka perfunduar ne parlament diskutimi i projektbuxhetit te vitit 2009.

Ne fjalen e mbajtur ne emer te grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj ka deklaruar se projektbuxheti i paraqitur nga qeveria nuk ka marre parasysh krizen financiare globale.

“Ky eshte buxheti i varferise”, eshte shprehur Leskaj. “Kjo qeveri eshte ne ikje dhe nje qeveri ne ikje kur eshte e papergjegjshme mund te shkaktoje deme te medha”, shtoi ajo duke bere thirrje per mosvotimin e buxhetit.

Menjehere pas fjalimit te saj opozita eshte larguar nga salla.

Ne emer te grupit parlamentar te PD-se ka folur deputeti Edmond Spaho i cili mbeshteti nismen e qeverise.

Votimi i buxhetit per vitin 2009 do te behet ne seancen e dites se hene.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›