E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PD, pakenaqesi per fondet ne buxhet

Megjithëse vendimi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do t‘i detyrojë të japin votën pro, një pjesë e deputetëve demokratë kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë ndaj buxhetit të hartuar nga Ministria e Financave për vitin 2009.

I cilësuar ndryshe si buxheti elektoral, drafti, i cili pritet të kalojë në Parlament, ka gjetur kontestime jo vetem nga selia rozë, por edhe nga demokratët.

Deputetët Sali Shehu, Dashnor Sula dhe një grup tjetër deputetësh demokratë shprehën hapur votën e tyre ndaj buxhetit, por kundërshtuan disa pika në draftin e përgatitur nga Ministria e Financave.

Qëllimi i demokratëve është që të ketë sa më shumë të ardhura për zonat e tyre elektorale. Ngritja e zërit të PD-së lidhet edhe me afrimin e zgjedhjeve, ku secili deputet kërkon më shumë investime në zonat e tyre zgjedhore për t‘i treguar elektoratit se partia që ata votuan në zgjedhjet e 2005-ës ka sjellë shumë ndryshime.

Acarimi i një pjese të deputetëve demokratë lidhet edhe me faktin se nga buxheti i ri, disa komuna marrin më shumë fonde sesa bashkitë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›