Përfundon dorëzimi i formularit A-3
27/10/2009 Pranimet në universitetet publike për fazën e tretë të aplikimeve
Shpallja e listave të kandidatëve fitues do të bëhem më 31 tetor
Drejtoritë arsimore në të gjitha rrethet e vendit kanë mbyllur gjatë ditës së djeshme procedurën e pranimit të formularëve A-3 të plotësuar nga kandidatët që janë të interesuar për pranimet në universitetet publike për këtë vit akademik. Pas mbledhjes së të dhënave të grumbulluara gjatë kësaj faze, drejtoritë arsimore do t’i depozitojnë ato pranë APRIAL-it, ku pritet të nisë detajimi i listës së kandidatëve fitues sipas pikëve të mbledhura në procesin e maturës shtetërore për 2009-2010. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton se Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) më datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës e të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-3, në përputhje me kuotat e rishpërndara. Institucionet publike të arsimit të lartë nga data 31.10.2009 do të shpallin në vende të dukshme në mjediset e tyre datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike të vendit. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8:00 deri në orën 18:00. Për regjistrim kandidati të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të kërkuara. Për kategoritë që kanë ndërruar degën e studimeve do të jetë e detyrueshme edhe paraqitja e vërtetimit të çregjistrimit të ndërmarrë nga fakulteti ku ishin regjistruar më parë. Ky vërtetim do të depozitohet pranë fakultetit ku kandidati është shpallur përfundimisht fitues gjatë fazës së tretë të pranimeve.
Procesi i regjistrimeve
Për regjistrim, kandidati të dorëzoje dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme : “Dëftesë pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shteti, dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë si dhe për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.