E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbeten pa ujë 100 familje në Piqeras

27/10/2009  Digjet nga rrufetë elektropompa

SARANDË - Rreth 100 familje në fshatin Piqeras, 15 kilometra larg qytetit të Sarandës, prej tre ditësh kanë ngelur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti të rëndë që është shkaktuar rrufetë e vjeshtës. Qesko Çakalli, drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Sarandë tha se, elektropompa që furnizon fshatin Piqeras pothuajse është jashtë funksionit dhe për të riparuar defektin duhet të paktën edhe katër ditë. “Riparimi apo zëvendësimi i elektropompës së djegur do të kërkojë edhe disa ditë të tjera”, thotë Çakalli. Ndërkohë, banorët të fshatit Piqeras, pasi janë njoftuar për defektin e rëndë janë të detyruar të praktikojnë mënyra dhe mjete rrethanore për të plotësuar nevojat elementare për ujë të pijshëm e gatim. Fshati Piqeras është pjesë administrative e komunës së Lukovës, e cila shtrihet në bregdetin e poshtëm përgjatë vijës bregdetare Nivicë-Borsh. Komuna Lukovë përbëhet nga nëntë fshatra që janë Nivicë, Shënvasil, Lukovë, Piqeras, Borshi, “Qazim Pali”, Fterrë e Çorraj, me një popullsi rreth 10 mijë banorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›