E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek: Përkraheni revistën “Kosovo 2.0”

Për dhunën kundër aktivistëve të “Kosovo 2.0” në të ashtuquajturën “Nata e seksit”, kanë reaguar edhe BE-ja dhe Parlamenti Evropian.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj ekipit të “Kosovo 2.0”, shkruan koha.

“Isha i shokuar kur u informova se në Prishtinën e sotme ishte e mundur që të përdorej dhuna për parandalimin e një debati publik” ka thënë Zhbogar.

Kurse, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i përkrahin publikuesit e revistës “Kosovo 2.0”.

“Një grua lesbike si unë, që ka luftuar kundër homofobisë, urrejtjes, frikës, është e tmerruar që në shtetin më të ri dhe laik të Evropës një grup fetar (në këtë rast të fesë islame) fundamentalistësh apo edhe disa huliganë janë nisur për të sulmuar dhe kërcënuar qytetarët që i kanë dhënë një hapësirë çështjes që është shumë tabu për paragjykuesit, për njerëzit që e urrejnë këtë çështje dhe për njerëzit që frikësohen nga ajo” ka thënë Lunacek./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›