E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Olli: Strehim vetëm banorëve me shtëpi të shkatërruara

Drejtori i Emergjencave Civile Olli sqaroi në një lidhje telefonike për TVNews24 se ndihmat shkojnë në favor të atyre që u janë shkatërruar shtëpitë, ndërsa nuk ka ende një plan për ata që kanë dëmtime të pjesshme te banesave 

TIRANE - Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli deklaroi për mediat se gjatë ditës së sotme do të ngrihen tre kampe me çadra për të pastrehët e tërmetit në Dibër. Lidhur me banorët që kanë kaluar natën jashtë, Drejtori i Emergjencave Civile Olli sqaroi në një lidhje telefonike për TVNews24 se ndihmat shkojnë në favor të atyre që u janë shkatërruar shtëpitë, ndërsa nuk ka ende një plan për ata që kanë dëmtime të pjesshme.
Për banorët që u janë shkatërruar banesat, Olli tha se tre kampingjet do të ngrihen në tre komuna. Ai tha se deri më tani janë shpërndarë 120 çadra ndërsa po vijon puna për të shpërndarë edhe çadra të tjera. Duke siguruar se do të mbyllet problemi i strehimit, Olli shtoi se tre helikopterë po shpërndajnë ndihma ushqimore gjatë ditës së sotme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›