Përfundon koferenca e kyetarëve të Kuvendit, merr pjesë edhe PS
TIRANË- Konferenca e kryesië së Kuvendit Shqipërisë, e cila sic ishte parashikuar u mblodh rreth orës 11:00 ka përfunduar, ndërkohë palët pjesmarrëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Mbledhja e cila u mbajt me kërkesë të kryeparlamentares Jozefina Topalli miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit.
Në konferencën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se është diskutuar axhenda e Kuvendit, që parashikon ligjet që do të diskutohen në seancën e parë të sensionit parlamentar, e cila do të mbahet ditën e hënë pasdite në orën 18:00.
Kodi rrugor penal, dhe ai i transportit ajror, janë disa nga ligjet që kërkojnë edhe votat e opozitës.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kreu i grupit parlamentar të PD- së Astrit Patozi, kreu i grupit të parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci dhe përfaqësuesi i LSI-së Vanxhel Tavo.
Kryetarja e Kuvendit, Jozeefina Topalli, një ditë më parë në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje palëve që të ulen në bisedime, ndërkohë që ftoi opozitën të jetë pjesë e punës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj për reformën zgjedhore.
(e.m/BalkanWeb)