Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama: Në fund të javës së parë të majit mblidhet Asambleja Kombëtare

Partia Socialiste ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku një temë diskutimi ka qenë zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Pas përfundimit të mbledhjes, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar para mediave se në fund të javës së parë të majit do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS.
Rama theksoi edhe një herë se presidenti apo presidentja e re e Republikës nuk do të jetë nga radhët e grupit parlamentar socialist.
“Sot ne u mblodhëm për vënien në zbatim të vendimeve që morëm në Kongres dhe për këtë arsye do mbledhim edhe Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, si dhe diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës për prisidentin apo presidenten e re të Republikës. Ne kemi mbledhur propozimet dhe sot në mbledhjen e kryesisë është një vendim i konsoliduar se kandidati apo kandidatja nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS.
Është shumë e qartë që nuk është as fusha, nuk është as mbledhjet për profile që nxjerrin kandidaturë për president, sepse pavarësisht nga fusha, pavarësisht nga cfarë mund të shkruajnë, është e panevojshme të shkojmë në një drejtim që thjesht është për të konsumuar kohën deri ditën kur del emri.
Patjetër që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevoje për një pikë referimi dhe një shqiptar/shqiptare të denjë që gjithsekush do donte që ta konsideronte një person me të cilin e lidh një urë respekti”, tha Rama.
/rtsh.al/