“Rithemelimi”: Për kreun degës së PD në Himarë fiton, Afrovita Dhimojani

Komisioni i Rithemelimit njofton se ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun degës së PD në Himarë. Në deklaratën për mediat bëhet me dije se fituese ndërmjet 3 kandidaturave, është shpallur Afrovita Dhimojani, me 39% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Himarë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Himarë, ndërmjet 3 kandidaturave, shpallet znj. Afrovita Dhimojani me 39% të votave”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/