Finalizohen dy operacione antidroge në Vlorë

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të policisë së Shtetit, forcat e policisë së Vlorës, konkluduan operacionin e koduar “VACANZE 1”.
Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, nga strukturat e luftës kundër krimit të organizuar të këtij qarku të shtunën rreth orës 12:00 është ushtruar kontroll në automjetin tip Fiat Stilo me targë AA 502 EI në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar, i cili ishte në pritje të kryerjes së procedurave për kalimin e Kufirit në drejtim të Italisë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet në vende të ndryshme të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 pako (13 kg) me lëndë narkotike kanabis sativa.
Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armir Nushi, vjeç 25, banues në fshatin Mifol, drejtuesi i mjetit për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Po ditën e shtunë është organizuar operacioni i dytë policor antidrogë “VACANZE 2”, ku forcat e policisë kanë ushtruar një kontroll në automjetin tip volsvagen Polo me targe AA 046 CE, nën drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi Marlen Remzi Gutici, vjeç 26, banues në Vlorë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet në pjesë të ndryshme të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pako (17 kg) lëndë narkotike kanabis sativa. Shtetasi Marlen Gutici është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Për të dyja këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme. /Start/
2012-08-20 14:01