E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraburgimi, së shpejti me 3 qendra të rej

Specialistë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bënë të ditur se, me financim të Bashkimit Evropian, gjatë viteve  2012-2014, është planifikuar hapja e 3 institucioneve të reja, konkretisht në Elbasan, Berat dhe Fier.

Këto institucione, që do të shërbejnë si qendra paraburgimi do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e standardeve në të cilën personat me liri të kufizuar mbahen dhe trajtohen.

Sikurse pohojnë specialistët e Drejtorisë së Burgjeve, këto institucione do të kenë ndikim edhe në eliminimin e mbipopullimit në Institutet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), që para disa vitesh konsiderohej si një fenomen problematik.

Investimet e planifikuara per t'u bërë në vazhdim,  janë në vazhdën e investimeve që po bëhen nga qeveria dhe me mbeshtetjen e fuqishme te donatorëve për përmirësimin e infrastrukturës së sistemit penitenciar./Start/

                                                                                             2012-08-20 12:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›