Rriten depozitat e shqiptarëve në banka

Kjo u theksua sot në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, ku drejtoresha e kësaj Agjencie Silvana Sejko, paraqiti të dhënat në komisionin parlamentar të Ekonomisë.
"Në totalin e depozitave të sistemit bankar pjesën më të madhe 85 përqind të depozitave të sistemit bankar janë depozita të individëve, nga të cilët pjesën më të madhe e zënë depozitat në lekë dhe diferencën depozita në valutë. Totali i depozitave ka qenë në 31.12 në shifrën 736 miliardë lekë”, tha Sejko.
Sipas saj, gjatë vitit 2011 Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka ndikuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit bankar, “në forcimin e besimit të publikut në skemën e sigurimit të depozitave në Shqipëri, si dhe në shmangien e riskut të humbjes së kursimeve të tyre si pasojë e falimentimit të mundshëm të ndonjë banke, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies ekonomike të vendit".
Duke konfirmuar se, sigurimi i depozitave nga kjo agjenci bëhet vetëm për individët depozitat e të cilëve janë rritur. Totali i depozitave është 736 miliard lekë nga të cilat sigurohen vetëm 95% e tyre që sipas ligjit i përkasin vetëm individëve. /Start/
2012-05-14 15:29