E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje legjende e Vllaznise portieri Armir Grima i dha fund karrieres se tij

Një largim pas 23 vjetësh është gjithnjë një ngjarje dhe shkëputja mbetet e vështirë. Armir Grima i dha fund karrierës së tij si portier, tani në moshën 37-vjeçare, duke u larguar përfundimisht nga porta e Vllaznisë së Shkodrës pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme dhe kjo u bë me një ceremoni në ambientet e klubit.

Pas debutimit në vitin 1988, Grima luajti kryesisht për Vllazninë, por edhe për Ethnikosin në Greqi, Dinamon e Partizanin në Shqipëri si dhe për ekipin përfaqësues kuqezi. Ai fitoi dy tituj kampion me Vllazninë si dhe kupën e Shqipërisë më 2008.

Është një njeri që e njeh mjaft mirë Grimën dhe ky është ish-portieri i shquar shkodran, Paulin Ndoja, njeriu që e ka stërvitur Armirin që në moshën 14-vjeçare.

Nuk pritet që Grima të largohet përfundimisht nga kuqeblutë, por të angazhohet si trajner në ekipet e moshave të Vllaznisë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›