E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon ne Mantova Festivali i Letersise

Aktiviteti

Festivali i Letersise qe u organizua ne Mantova te Italise ka perfunduar dje. Edicioni i 14 i kesaj veprimtarie te rendesishme letrare do te mbahet mend jo vetem per pjesemarrjen e madhe te shkrimtareve por mbi te gjitha per pjesemarrjen e madhe te studenteve iraniane si dhe per zenken nuk kishte ndodhur asnjehere me pare mes nobelistit Vidiadhar Naipaul dhe gazetares Caterina Soffici. Shkrimtari iranian i catdhesuar Kader Abdolah e ka quajtur fashist regjimin e ajatollaheve te Teheranit. Ai ka shpjeguar se ne vendin e tij njerezit jetojne normalisht dhe se i duan italianet amerikanet dhe gjithe boten. Fati i keq eshte se ka nje qeveri te rrezikshme fashiste qe eshte kunder te gjitheve. Sipas agjencive te ndryshme te lajmeve fundi i ketij festivali eshte mjaft pozitiv 62000 bileta te shitura 38000 pjesemarres ne aktivitetet falas. Jane keto perfundimet e nje edicioni qe ne plan te pare ka pasur shkrimtaret idete diskutimet dhe debatet. Jane pikerisht keto qe dhane rezultate kaq te mira thone organizatoret.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›