E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon në gjykatë i tmerrshmi Fotaq Zaharia

14/09/2009  Akuzohet për pengmarrje

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor në ngarkim të shtetasit Fotaq Zaharia, i cili akuzohet për veprën penale të “Rrëmbimit” dhe “Grabitjes me armë”. Nga hetimet që ka kryer organi i akuzës rezulton se më 17 qershor 2001, i pandehuri Fotaq (Foto) Zaharia së bashku me të dënuarin Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha janë larguar nga dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi “arrest në burg”. Gjatë kohës kur ai ka qëndruar në arrati ka planifikuar të grabisë banesën e shtetasit Sokol Janku. Për realizimin e planit të tij, në 19 nëntor 2001, në orët e para pas mesnate, i pandehuri Fotaq së bashku me të dënuarin Ermir, të maskuar dhe të armatosur janë futur brenda banesës së të dëmtuarit Sokol nëpërmjet shkallëve të katit të dytë dhe duke iu drejtuar armët që kishin në duar të dëmtuarit Sokol dhe gruas së tij Marjana kanë kontrolluar të gjithë shtëpinë për lekë. Pasi nuk kanë gjetur sasinë e pretenduar kanë marrë peng shtetasen Marjana dhe e kanë hipur në automjetin tip Foristradë me targa VL 1133B, pronë e shtetasit Sokol së bashku me disa sende të marra brenda banesës. Pas disa orësh pengu është liruar, ndërkohë që i pandehuri Zaharia i ka shpëtuar policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›