“21 janari”, akuza u komunikon gardistëve shtyrjen e hetimeve
11/05/2011 Hetuesit kanë shkuar në ambientet e paraburgimit, ku qëndron Agim Llupo
Shak i shtyrjes, vonesa e ekspertizave dhe predha e Turqisë
TIRANE-Hetues të dosjes “21 janari” janë paraqitur në ambientet e paraburgimit ku i kanë komunikuar gardistit të arrestuar Agim Llupo vendimin e shtyrjes së afatit të hetimeve me tre muaj të tjerë. E njëjta procedurë është ndjekur dhe me gjashtë gardistët e tjerë që janë duke u hetuar në gjëndje të lirë, të cilët në praninë e avokatëve të tyre pak kohë më parë janë paraqitur në prokurorinë e Tiranës, ku janë njohur me vendimin e marë nga akuza. Sipas hetuesve ky vendim është marë për shkak se gjatë 3 muajve të parë, ende nuk është arritur të zbardhen ekspertizat e dhjetërave armëve të sekuestruara nga depot e Gardës së Republikës. Gjithashtu një tjetër faktor që ndikon në marjen e këtij vendimi është dhe vonesa e ardhjes nga Turqia e predhës që i mori jetën demonstruesit Aleks Nikaj. Hetues të çështjes shpresojnë se nëpërmjet kësaj predhe, do të arrijnë të identifikojnë emrin e gardistit që ka qëlluar në drejtim të Nikaj. Për sa i përket ardhjes në shqipëri të plumbit, momentalisht situata nuk është në favor të prokurorisë së Tiranës, për shkak se autoritet Turke kanë filluar një procedim penal lidhur me rastin e vrasjes së Aleks Nikaj. Tashmë prokuroria shqiptare pret mbylljen e hetimeve të nisura në Turqi, që më pas nëpërmjet një letërporosie ti drejtohet me një kërkesë këtij shteti, për marjen në administrim të predhës, e cila konsiderohet si prova kryesore për dosjen “21 janari”. Pikërisht në këtë datë, u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër demonstruesit e PS, Zivër Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nikaj dhe Hekuran Deda. Për katër vrasjet prokuroria urdhëroi arrestimin e 7 efektivave të Gardës së Republikës, por momentalisht vetëm njëri prej tyre Agim Llupo është lënë në arrest në burg nga gjykata e Tiranës.