E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Maji PE Votim i rregullt por me disa mangesi

Parlamenti Europian nëpërmjet përfaqësuesve të tij të mbërritur në Tiranë për zgjedhjet vendore i bën thirrje partive politike të veprojnë me përgjegjësi, të mbyllin konform standarteve procesin zgjedhor dhe të rifillojnë punën me reformat demokratike.

Ashtu si vëzhguesit e OSBE/ODHIR në deklaratën e  tyre paraprake menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit, edhe delegacioni i përfqësuesve të Parlamentit Europian i ka cilësuar zgjedhjet vendore të qeta gjatë procesit të votimit, por me vonesa të shumta në procesin e numërimit.

Në deklaratën e  katër deputetëve të PE-së të cilët u kryesuan në Tiranë nga Eduard Kukan, vlerësohen përmirësimet e bëra dhe këto zgjedhje, veçanërisht prania e vëzhguesve nga shoqëria civile,  por shprehet shqetësimi për votime sporadike familjare, vonesa në hapjen e qëndrave të votimit dhe prani në këto qëndra të vëzhguesve të partive politike. Vëmendja dhe apeli i Parlamentit Europian përqendrohen në përmbylljen e procesit brenda standarteve, ligjit dhe kohës së duhur.

Theksi në këtë deklaratë vendoset kryesisht në problemet dhe zbatimin e kodit zgjedhor gjatë procesit të numërimit. Delegacioni i Parlamentit Europian, mbërriti në Tiranë dy ditë përpara zgjedhjeve për të vëzhguar situatën politike në Shqipëri. Deklarata e këtij delegacioni vjen pas vëzhgimeve, takimeve me aktorët e përfshirë në këtë proces dhe vëzhguesve ndërkombëtarë të këtyre zgjedhjeve.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›