Rrëmbehet gruaja e kryebashkiakut të Kavajës

Denoncimi është bërë sot në polici nga vetë gruaja e Elvis Rroshit, fitues i zgjedhjeve të zhvilluara më 8 maj.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe kanë qenë dy persona që kanë rrëmbyer gruan. Ngjarja bëhet më tragjike pasi 28-vjeçarja G. Roshi, ka deklaruar në polici se ishte shtatzënë dhe është detyruar të kryente lindje të parakohshme.
Gjendja e saj e rënduar psikologjike, nuk e lejon të tregojë para organeve të hetimit se kush ishin autorët. Policia po merr në pyetje me detaje gruan e dhunuar. /S.Lleshi/Start/
2011-06-01 17:15