E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbim masiv në Meksikë, zhduken 12 të rinj

Policia në kryeqytetin meksikan Mexico City ka arrestuar tre persona në lidhje me zhdukjen misterioze të 12 të rinjve nga një klub nate. Si konfirmoi të martën kryeprokurori Rodolfo Rios, ekzistojnë dëshmi që të rinjtë e zhdukur kanë qenë në atë klub nate. Emrat e të paraburgosurve, një gruaje dhe të dy kamerierëve nuk janë publikuar për arsye të hetimeve të mëtejshme.

Para komunikatës së kryeprokurorit, familjet e të rinjve të zhdukur, nga të cilët njëri është 16-vjeçar, kanë insistuar se të zhdukurit janë rrëmbyer nga klubi i natës. Mirëpo, policia ka thënë që nuk ka dëshmi se të rinjtë e zhdukur kanë qenë për argëtim në atë klub.

Sipas familjarëve të të rrëmbyerve, të rinjtë janë rrëmbyer të dielën, më 26 maj, ndërmjet orës 22 dhe mesnatës, pasi janë kërcënuar me armëp zjarri dhe janë detyruar të futen në një kombi.

Në gjashtë vjetët e kaluar, në Meksikë janë zhdukur mbi 26 000 njerëz, si pasojë e aksioneve të qeverisë kundër intensifikimit të dhunës nga narko kartelet, njoftoi Ministria e Brendshme e Meksikos./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›