Përfundon pelegrinazhi në malin Tomor
27/08/2010 Ngjarja e veçantë për besimtarët bektashianë u festua për 5 ditë
Mijëra të ardhur u falën në teqenë e Kulmakut për begati dhe shëndet
BERAT- Kanë qëndruar për pesë ditë me radhë mijëra pelegrinë nga vendi, rajoni, por dhe vende të ndryshme të botës në malin e shenjtë të Tomorit. Qindra mijëra besimtarë u bënë pjesë e festës së "Ditëve të Tomorit", festë e cila njihet si festa e besimtarëve bektashianë, por që realisht bashkon shqiptarët e të gjitha besimeve fetare. Kjo festë është kthyer në një traditë prej vitesh ku shumë qytetar nga vende të ndryshme gdhihen në këtë mal në datën 22 gusht e deri në datë 25 kur dhe mbyllet ky pelegrinazh. Por, mbrëmja e datës 25 gusht ka shënuar dhe përfundimin e kësaj feste me largimin e pelegrinëve të fundit nga teqeja e Kulmakut dhe mali i Tomorit. Burime pranë organeve vendore në rrethin e Skraparit bëjnë me dije se mëngjesi i djeshëm e ka gjetur malin e Tomorit sërish me qetësinë e tij, pasi vizitorët e fundit janë larguar që prej mbrëmjes së djeshme. Mëngjesin e djeshëm kanë nisur të largohen nga teqeja dhe drejtuesit e fesë bektashiane, të cilët për pesë ditë me radhë drejtuan ritet fetare të kësaj feste. Nga mali i Tomorit u larguan mbrëmjen e djeshme dhe rreth 200 uniforma blu, të cilët qarkulluan përgjatë gjithë aksit rrugor Skrapar- Teqeja e Kulmakut për shmangien e aksidenteve në rrugë. Vlen të përmendet fakti se asnjë aksident apo incident në rrugë nuk është regjistruar gjatë këtij pelegrinazhi me gjithë vështirësitë e terrenit të rrugës. Për pesë ditë me radhë mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe bota, por dhe qindra shtetas të huajë u falën pranë malit të Tomorit në teqenë e Kulmakut për paqe, shëndet e lumturi në familjet e tyre.
Ky vit ka mbledhur edhe më shumë besimtarë, të cilët janë falur në këtë teqe.