E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon protesta e opozitës në katër qytet e vendit

Opozita ka nisur protestat e saj në 4 qytete të vendit. Protestues të shumtë të ardhur në kryeqytet nga qytetet përreth kanë marshuar rrugëve të Tiranës me pankarta në duar dhe me thirrje kundër qeverisë.
 

Më pas protestuesit janë mbledhur tek Sheshi pranë Muzeut dhe më pas kanë marshuar nga rruga e Durrësit drejt “Zogut të Zi”.
Këtë herë nuk ka pasur grumbullime para Kryeministrisë apo fjalime politike dhe se protestuesit kanë ecur paqësisht nëpër rrugët e Tiranës.
 

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka qënë i pranishëm në protestën që është organizuar në kryeqytet ndërsa kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi ka qënë i pranishëm në Vlorë.
 

Ndërsa në qytetin e Korçës kanë qënë deputetët e PS-së Pandeli Majko dhe Ben Blushi dhe në qytetin e Lezhës janë deputeti Gjovalin Kadeli.
 

Protesta ka vijuar e njëjtë edhe në 3 qytete të tjera si Vlorë, Lezhë dhe Korçë ku është marshuar nëpër rrugët kryesore të këtyre qyteteve.
Kjo është protesta e tretë e opozitës për këtë vit.

Protesta e parë, e mbajtur më 21 janar, përfundoi me tre të vrarë e qindra të plagosur. Protesta e së premtes së shkuar ishte marshim homazh në nderim të tre të vrarëve në 21 janar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›