Topalli vizite ne Indi. Vleresime per Nene Terezen

Gjatë vizitës së saj në Indi, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli dhe homologia indiane, kanë vlerësuar figurën e Nënë Terezës, si pikëlidhjen më të fortë mes dy vendve. Topalli i prezantoi zonjës Kumar, përmes fotografive të sjella nga Tirana historikun e vizitave të Nënë Terezës në Shqipëri që nga viti 1989 deri në vitin 1996, kur ajo u nderua me medaljen “Nderi i Kombit".
Duke folur për marrëdhëniet shumë të mira diplomatike, dy kryetaret e legjislativit folën dhe për shtrirjen e tyre dhe në ekonomi.
“Të gjithë indianët që admirojnë Nënë Terezën, gruan e madhe shqiptare që ka mbizotëruar të gjithë zemrat e indianëve. Gjetja e momentit për të bërë këtë vizitë me rastin e 100- vjetorit ka një domethënie të madhe për një lidhje të fortë midis Indisë dhe Shqipërisë. Ne shpresojmë që kjo vizitë do të inkurajojë marrëdhëniet e mëtejshme. Ne do të shkojmë në terma ekonomikë, në forcimin e lidhjeve të shkëmbimeve ekonomike, shkëmbimeve tregtare” tha Topalli.