E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon rikonstruksioni i mirembajtjes se helikoptereve ne Farke

Përfundon rikonstruksioni i hangarëve të mirëmbajtjes së helikopterëve në regjimentin e Farkës. Rikonstruksioni është pjesë e një ndihme në mjete dhe riorganizim I qeverisë italiane me vlerë 1 milionë euro.

Zhvillohet në Regjimentin e Helikopterëve në Farkë, ceremonia e përurimit të rikonstruktimit të bazës.

Në ceremoni, ishin ministri i Brendshëm dhe oficerë të lartë të ushtrisë, si dhe ambasadori I Italisë në Tiranë.

Ndihma e Ushtrisë Italiane ka qenë mjaft e rëndësishme për ristrukturimin dhe riorganizimin e Bazës dhe është pjesë e një pakete ndihmash në mjete e rikonstruksion men vlerë 1 milionë euro.

Ambasadori D’Elia theksoi se Italia do vazhdojë të mbështesë ushtrinë shqiptare në kuadrin e një vendi të aleancës.

Në përfundim të ceremonisë, shefi i shtabit të regjimentit të helikopterëve, e shoqëroi ministrin Imami, ambasadorin Delia dhe të ftuarit e tjerë për të parë nga afër mjetet e fluturimit si dhe ambientet e rikonstruktuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›